RRETH NESH






Kompania "ARB-SECURITY" i kushton rëndësi të vecantë politikave të shëndetit dhe sigurisë në punë të punonjësve.
Ka nje kod etik të qartë dhe të mirëzbatuar dhe i kushton rëndësi politikave të punësimit duke i përshtatur ato me politikat e kompanisë me të cilën bashkpunon.
Krijon raporte të drejta besimi në komunitetin e zonës ku operon.
Ruan konfidencialitetin për marrëdhëniet e vendosura me klientin e saj.

"ARB-SECURITY" shërbimet e saj të sigurisë ia përshtat specifikave të aktivitetit të klientit.

"ARB-SECURITY" siguron aktivitetin e saj nëpërmjet policës së sigurimit në një kompani shqiptare të sigurimeve,duke bërë të mundur ti japë garanci klientit për të gjitha dëmet që mund të vijnë në fushën e sigurisë.

RRETH NESH

"ARB-SECURITY" është një kompani e themeluar në vitin 2007.Në pak vite ajo është shndërruar në një kompani lider në tregun shqiptar,në fushën e ruajtjes dhe të sigurisë.

"ARB-SECURITY" është kompani e cila plotëson standartet ndërkombëtare për ofrimin e shërbimeve të sigurisë cilësore dhe profesionale ndaj klientëve të saj dhe për këtë arsye ajo është certifikuar dhe pajisur me cerifikatën ISO 9001-2008.

"ARB-SECURITY" ushtron aktivitetin e saj në të 12 qarqet e vëndit,mbështetur në ndarjen administrativo-territoriale të Republikës së Shqipërise duke patur shtrirje në 100% të qyteteve kryesore dhe në 80% të qyteteve të kategorisë së dytë.

"ARB-SECURITY" ka një qëndër operative profesionale e cila operon 24/7 në javë. Në këtë qëndër grumbullohet dhe analizohet i gjithë informacioni i cili vjen nga terreni në rrugë dixhitale elektronike dhe valore dhe në varësi të situatave merren masa teknike, operative dhe operacionale për zgjidhjen e situatave.

"ARB-SECURITY" ka një park prej afro 50 automjetesh.Ajo operon me grupe te gatshme në afro 14 qytete te Shqipërisë.

"ARB-SECURITY" ka një strukturë te mirëorganizuar,ka kapacitet njerëzor te mirëtrajnuar dhe ofron shërbime cilësore dhe profesionale duke u bërë një kompani e besueshme për të ruajtuar e siguruar jetën e njerzëve,pronën dhe aktivitetin e klienteve të saj si dhe e aftë të manaxhojë krizat e sigurisë sipas standarteve të kohës.

"ARB-SECURITY" ka zhvilluar ndër vite një marrëdhënie profesionale me institucionet dhe agjensitë ligj-zbatuese në vënd,autoritetet dhe trupat qeveritare,të cilat monitorojnë dhe kontrollojnë fushat e aktivitetit të ruajtjes e sigurisë fizike,si me Ministrinë e Brëndshme dhe strukturat e saj,Policinë e Shtetit,autoritetet e tatimeve,etj.